ILIRIA Kuzhina dhe Enterierë
Ballina — Profili i Kompanisë
Historiati i kompanisë ILIRIA daton që nga viti 1974 dhe është rezultat i punës shumëvjeçare. Në ato vite kompania kishte një numër të vogël punëtorësh dhe kryesisht merrej me shitjen dhe përpunimin e produkteve origjinale të drurit. Veprimtaria e tillë vazhdoi deri në fund të viteve të 90’ta duke e rritur vazhdimisht kapacitetin prodhues dhe numrin e punëtoreve.
Pas luftes së vitit 1999, edhe pse e dëmtuar dhe e shkatërruar pothuajse tërësisht, ILIRIA arriti të rimëkëmbet dhe të vazhdoj veprimtarinë e vet deri më sot duke rritur numrin e punëtorëve, avansimin e teknologjisë, hapjen e lokacioneve të reja si dhe vazhdimin e prodhimit të produkteve më cilësore në tregun kosovar.
Sot ILIRIA ka 3 pika të prodhimit dhe të shitjes. Ajo punëson mbi 25 punëtorë të angazhuar në prodhim, shërbim dhe shitje.
Veprimtaria e kompanisë tani shtrihet në shitjen e repromaterialit për prodhimin e kuzhinave dhe aksesoreve të ndryshëm. Poashtu, ILIRIA kryen edhe shërbime të prerjes dhe finalizimit të elementeve të ndryshme, të nevojshme për prodhimin e kuzhinave dhe elementeve tjera të enterierit.
ILIRIA importon të gjithë repromaterialin nga Shtetet e Bashkësisë Evropiane si: Shelman, Franke, Faber, Ginova Cucine, Latini Design, Bindi Cucine, Premobil International. Të gjitha këto kompani janë me renome shumëvjeçare dhe i përmbushin të gjitha standardet e kualitetit të nivelit evropian.
Risi në ILIRIA është prodhimi i kuzhinave dhe mobiljeve të ndryshme nga pllakat e fisnikëruara.
Priorieti ynë është rritja e cilësisë përkrah rritjes së kapacitetit prodhoues dhe shërbyes.
(Foto: Teknologjia në ILIRIA për përpunimin e kuzhinave dhe enteriereve)
ILIRIA Kuzhina dhe Enterierë lanson web-faqen e re ku përfshihen modele të prodhuesve të ndryshëm botërorë. Te gjitha modelet përmbajnë kodet e tyre me të cilat mund ta bëni porosinë.
Shikoni Ofertat Speciale dhe Na Vizitoni në showroom që gjendet në Fushë Kosovë. Ju mirëpresim.
ILIRIA
Zona Industriale
Fushë Kosovë — Prishtinë
038 60 11 99
info@iliriakos.com